Zelensky përsërit thirrjen për zonë ndalim-fluturimi në qiellin e Ukrainës, ofron dhe një alternativë nëse nuk ndodh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjen e tij për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, gjatë fjalimit të tij virtual në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, por ofroi alternativa në rast se kjo kërkesë nuk mund të përmbushej.

“Për të krijuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, për të shpëtuar njerëzit, mos po kërkojmë shumë? Humanitare, zonë ndalim-fluturimi, diçka që Rusia nuk do të ishte në gjendje ta përdorte për të terrorizuar qytetet tona të lira. Nëse kjo ju duket shumë, ne ofrojmë një alternativë. Ju e dini se çfarë lloj sistemesh mbrojtëse na duhen, si 300 dhe sisteme të tjera të ngjashme. Ju e dini se sa varet nga fusha e betejës, nga aftësia për të përdorur avionët. Aviacion i fuqishëm dhe i fortë për të mbrojtur njerëzit tanë , liria jonë, toka jonë”, u tha ai ligjvënësve amerikanë.

Ai kërkoi që avionët që SHBA i ka tashmë duhet të jenë në qiejt e Ukrainës, duke e mbrojtur atë, ndërsa pushtimi rus i vendit vazhdon.

“Aeroplanët që mund të ndihmojnë Ukrainën, të ndihmojnë Evropën dhe, ju e dini që ekzistojnë, dhe ju i keni. Por ata janë në Tokë, jo në qiellin e Ukrainës. Ata nuk mbrojnë popullin tonë,” shtoi ai.

Duke cituar Martin Luther King, ai tha:

“Unë kam një ëndërr”,  këto fjalë janë të njohura për secilin prej jush. Sot, mund të them, kam një nevojë. Më duhet të mbroj qiellin tonë. Kam nevojë për vendimin tuaj, ndihmën tuaj, që do të thotë saktësisht të njëjtën gjë që ju ndjeni kur dëgjoni fjalët “Kam një ëndërr”

Shtuar 16.03.2022 14:45