Zelensky: Lufta mund të përfundojë kur Rusa ta kuptojë se nuk do të ketë më ushtarë për të humbur

Presidenti i Ukrainas, Volodymir Zelensky gjatë fjalimit të natës është shprehur se lufta mund të “digjet” kur Moska të kuptojë se nuk ka më trupa për të humbur.

“Do të vijë dita kur numri i humbjeve, edhe për Rusinë, do të kalojë kufirin e lejuar”, parashikoi Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës.

Këtu janë disa deklarata që bëri Zelensky:

-Mbrojtja “absolutisht heroike” e Ukrainës ndaj rajonit lindor të Donbasit vazhdon

-Ka pak ndryshim në situatën e vijës së parë gjatë ditës së mëparshme, ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë rreth Severodonetsk, Lysychansk, Popasna

-Dimri i ardhshëm do të jetë më i vështiri i Ukrainës në historinë moderne, dhe asnjë gaz apo qymyr nuk do të dërgohet jashtë vendit

-Përpjekjet diplomatike janë duke vazhduar ndërsa Ukraina tenton të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, dhe “topi është në fushën” e vendeve të BE-së

-Ukraina do të krijojë një “Libër të torturuesve” për të vepruar si regjistrim i krimeve të luftës ruse gjatë pushtimit

Shtuar 8.06.2022 09:27