Zelensky i vendosur: Nuk marr pjesë në G-20 nëse do të jetë i pranishëm Putini

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 në Indonezi nëse i pranishëm do të jetë edhe Vladimir Putin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lideri ukrainas.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës deklaroi se pas sulmeve me raketa ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, ftesa e Presidentit Putin në Samitin e G20 duhet të anulohet dhe vetë Rusia të përjashtohet nga G20.

“Putin pranoi publikisht urdhërimin e sulmeve me raketa ndaj civilëve ukrainas dhe infrastrukturës energjetike. Me duart e tij të njollosura me gjak, ai nuk duhet të lejohet të ulet në tryezë me liderët botërorë. Ftesa e Putinit për samitin e Balit duhet të revokohet dhe Rusia të përjashtohet nga G20”, shkroi në Twitter Oleh Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Zyra e Presidentit të Ukrainës deklaroi se terrori raketor i Rusisë kundër Ukrainës duhet të ketë një përgjigje edhe më të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar. Në veçanti, sipas tyre, Rusia duhet të përjashtohet nga G20.


en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkartemisbetHoliganbetjojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio