Arrestohet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi, 41-vjeçari para së të ndërronte jetë telefonoi gruan dhe i tregoi emrin

Policia greke, ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar, Altin Arapaj në zonën e Rafinës.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 49-vjeçar shqiptar, Mikel Selimaj i cili u gjet në një shtëpi në Glyka Nera.

Të lidhura

None found

Policia kontrolloi dhe gjeti makinën në të cilën ndodhi krimi, brenda së cilës u gjet gjak dhe një gëzhojë.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, ngjarja ka ndodhur që të mërkurën në mëngjes (pardje), kur gruaja e viktimës kontaktoi autoritetet dhe i shpjegoi se 41-vjeçari e telefonoi dhe i tha se një person specifik, të cilin ajo e përmendi , e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.

Nga hetimet rezultoi se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidë.

Më pas ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë.

Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe.

41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë.

Autori i krimit u arratis me makinë. Duhet theksuar se autori dhe viktima kanë qenë në duart e autoriteteve për raste droge.


Shtuar më 23.05.2025 07:52

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş