Zelensky i bindur: Ukraina do të çlirojë të gjitha rajonet e pushtuara nga forcat ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur i bindur se Ukraina do të çlirojë të gjitha rajonet e pushtuara nga forcat ruse.

“Ukraina do të çlirojë të gjitha qytetet dhe rajonet e pushtuara nga forcat ruse”, është shprehur Zelensky.

Komentet Zelensky i bëri në një fjalim drejtuar vendit të tij.

“Ne do të vijmë në Kherson dhe banorët e zakonshëm të Khersonit do të takojnë ushtrinë në rrugët e qytetit. Do të vijmë në Molitopol dhe do t’u kthejmë të gjithë banorëve mundësinë për të jetuar pa frikë. Do të vijmë në Mariupol dhe do të çlirojmë qytetin për herë të tretë. Ne do të vijmë në Enerhodar dhe dua t’ua përsëris të gjithëve në qytet që dolën në rrugë kundër ushtrisë ruse, se ne për asnjë moment të vetëm nuk e kemi harruar Enerhodarin”, ka thënë ai.

Ndërsa luftimet ruse nuk kanë të ndaluar, Kremlini thotë se qëllimi kryesor në Ukrainë është të mbrojë rajonet e shkëputura të Donbasit.