Zelensky falënderon presidentin turk për pjesëmarrjen e tij aktive në ruajtjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi

Më herët kemi raportuar se ministri rus i mbrojtjes i kishte thënë homologut të tij turk se Moska kishte rënë dakord të kthehej në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB-ja.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu telefonoi Hulusi Akar të Turqisë dhe e informoi atë se marrëveshja e korridorit të grurit do të “vazhdojë në të njëjtën mënyrë si më parë” që nga sot.

 

Marrëveshja e drithit, e arritur fillimisht tre muaj më parë, kishte zbutur një krizë globale ushqimore duke hequr një bllokadë de facto ruse ndaj Ukrainës, një nga furnizuesit më të mëdhenj të drithit në botë.

Por perspektiva që mund të shpërbëhej këtë javë kishte ringjallur frikën e urisë globale dhe kishte rritur çmimet.

Pas vendimit të Rusisë për t’u kthyer në marrëveshjen e Detit të Zi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi liderin turk për “pjesëmarrjen e tij aktive” në ruajtjen e marrëveshjes.

Shtuar 2.11.2022 19:40