Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se kishte folur me kryeministrin izraelit Naftali Bennett dhe diskutoi perspektivat për bisedimet e paqes për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë.
Zelensky, përmes një postimi në Tëitter tha se palët kishin folur për agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes.
Ai shtoi se kishte kërkuar gjithashtu ndihmën e Bennett për të siguruar “lirimin e kryebashkiakut të robëruar të Melitopol”.
Një zëdhënës i Bennett tha për BBC se biseda kishte zgjatur për më shumë se një orë dhe “u trajtua me mënyrat për të ndaluar luftimet në Ukrainë dhe përpjekjet që Izraeli po bën për këtë çështje”./albeu.com