Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, publikoi një videomesazh ku shprehu një notë optimizmi të kujdesshëm për bisedimet e vazhdueshme të paqes me Rusinë.
Ai pretendoi se Rusia kishte filluar të kuptonte se fitorja nuk do të vinte në fushën e betejës.
“Ata tashmë kanë filluar të kuptojnë se nuk do të arrijnë asgjë me luftë”, tha Zelensky.
Presidenti gjithashtu iu drejtua drejtpërdrejt trupave ruse, duke thënë: “Nëse dorëzoheni para forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç supozohet të trajtohen njerëzit”./albeu.com