Zëdhënësja e PS në krye të AMA-s? Thirrja e delegacionit të BE: Prisni shtatorin!

Në seancën e fundit të Kuvendit, që do të mbahet sot, pritet të votohet edhe për emrin e ri që do të drejtojë Autoritetin e Medias Audiovizive (AMA). Thuhet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar votimin e zëdhënëses së PS-së, Armela Krasniqi.

Nga ana tjetër, delegacioni i BE-së kë bërë thirrje që të mos votohet sot emri i ri, por të pritet deri në shtator. Sipas BE, AMA duhet të punojë në mënyrë të paanshme, transparente dhe është me rëndësi mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake.

Deklarata e plotë e delegacionit të BE-së:

Autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente & me legjitimitet të njohur nga të gjithë. BE ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive & ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente & të pavarura për emërimin & shkarkimin e kryetarit & anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve. Ky legjislacion është pjesë e acquis të cilin duhet të përshtasë.

Kemi ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të AMA. Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature.

Ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me emërimin gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar./albeu.com

Shtuar 7.07.2021 09:33