Zbuloni si do të jetë moti këtë javë

Territori shqiptar është ndikuar nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat të jenë të jenë të pranishme që në orët e para të mëngjesit, më të dukshme në zonat qendrore dhe veriore, duke gjeneruar reshje të paktë.

Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja bën me dije se ditën e martë pritet që të  ketë ndërprerje të reshjeve dhe rikthim të kthjellimeve në territor.

Ditën e enjte do të kemi sërish rikthim të vranësirave , kryesisht në zonat jugore duke gjeneruar shira të përkohshëm. Ndërsa që nga dita e premte, përfshirë edhe fundjavën pritet përmirësim i dukshëm i motit duke na risjellë mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie. Parashikohet që dita e martë të sjellë një rritje të lehtë të tyre. Ndërsa nga e mërkura do të kemi rënie të lehtë të temperaturave, duke i bërë mëngjeset më të ftohta.


Shtuar 15.11.2021 09:30

Tags: ,