I shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet 32-vjeçari nga Shkodra (VIDEO)

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në Shkodër i cili ka qenë shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 20.12.2020, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, menjëherë kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: L. N.,  32 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 20.12.2020, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 15.11.2021 09:26