Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u zbulua një vilë trekatëshe me kanabis. Gjithashtu vila ishte përdorur si një laborator i vërtetë për kultivimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës. Bëhet e ditur se nëpërmjet shërbimeve, efektivët është vërejtur se si 28-vjeçari shqiptar shkonte në këtë vilë me furgon gjatë natës, ku në një rast është parë duke shkarkuar thasë me dhe dhe pleh bimësh.
Në bazë të asaj që u konstatua, është kryer një kontroll brenda shtëpisë. Hetuesit zbuluan tre kate të tëra të përdorura për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës. Në veçanti, ishin bërë modifikime të veçanta në mur për t’i bërë hapësirat të përshtatshme për kultivimin, tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike.
I gjithë sistemi u zbulua se fuqizohej nga disa panele elektrike rudimentare dhe instalime elektrike pa as edhe masën më të vogël të sigurisë. Në fund të operacioneve, policia sekuestroi 103 bimë marijuanë në vazo me peshë mbi 60 kg, pothuajse 30 kg marijuanë të tharë dhe 94 sytha, me një peshë totale të lëndës narkotike të barabartë me 90 kg, si dhe dy telefona inteligjentë në përdorim nga i dyshuari.