” Je i shkarkuar nga pozicioni i kryetarit dhe si deputetë i Partisë Demokratike do të trajtohet si deputetët e tjerë të PD…”
Ish presidenti Bujar Nishani ka dhënë detajet lidhur me shkresën që i kanë dërguar ditën e sotme kreut të PD, Lulzim Bashës lidhur me vendimin e marrë nga referendumi ku votuan rreth 44 mijë anëtarë demokratë.
Ai tha se në njoftim shkruhej se Basha ishte shkarkuar nga posti i kryetarit të PD dhe se duke vazhduar si tani e tutje do të trajtohej si deputet i demokratëve.
Nishani: PD ka hyrë në një proces rindërtimi, ringritje të saj. Është një proces që nuk lindi nga lart poshtë, por nga poshtë lartë. Është hera e parë që implementimet demokracia e drejtpërdrejtë me referendum. Sot mbi 70% e anëtarësisë kanë vendosur për shkarkimin e Bashës.
Dhe njoftimi i sotëm që i është bërë Zotit Basha, i ka shkuar shkresa dhe me pika të shkurtra dhe shumë të qarta: Je i shkarkuar nga pozicioni i kryetarit dhe si deputetë i Partisë Demokratike do të trajtohet si deputetët e tjerë të PD. /albeu.com/