Zbulohet një “shtëpi bari” në Vlorë, si ra policia në gjumët e saj

Në Vlorë, policia ka zbuluar një shtëpi e cila ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit.

“Shtëpia e barit” është gjetur në “lagjen Kushtrimi”.

Operacioni policor është duke vijuar nga policia e Vlorës, ndërsa mësohet se janë shoqëruar dy persona.

Deri më tani janë seskuestruar më shumë se 200 bimë.

Shtëpia konsumonte shumë energji, dhe kjo ishte arsyeja pse u zhvillua një kontroll./albeu.com


Shtuar 2.03.2022 13:06