Zbulohet letra konfidenciale: Çfarë i shkruan trupa gjykuese e Elisabeta Imerajt, kryetares së KPK

Është zbuluar letra konfidenciale që tre anëtarët e trupit gjykues që konfirmua në detyrë kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imerajn, që i kanë dërguar kryetares së KPK-së.

Tre anëtarët e trupës gjykuese, Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu, shkruajnë se dënojnë sjelljen e vëzhguesit të ONM Teo Jacobs në seancën dëgjimore gjatë procesit të vettingut, ku pati debate të forta mes tij dhe drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Në letrër, anëtarët e trupës gjykuese shprehen se janë ndjerë të ofenduar nga sjellja e Jacobs si dhe në tejkalim të cdo kompetence nga ana e tij.

Letra e plotë:

“Trupi gjykues i subjektit Elizabeta Imeraj është shortuar me 17 Shtator 2018. Seanca dëgjimore për këtë subjekt u zhvillua me datën 24.3.2021 ndërsa deliberation u mbyll me datën 25.3.2021. Në lidhje me organizimin e deliberation ne si trup vëmë ne dukje faktin që gjatë gjithë procedurës në fjalë jemi ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja jo profesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të çdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar.

Qëndrimi paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen. Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombetar të Monitorimit.

Duam të besojmë se ky është një rast i izoluar dhe në asnjë mënyrë një tendencë për intimidim trupi për shkaqe të panjohura. Shprehim besimin e plotë qe raste të tilla që demtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimin me ONM të mos përsëriten më”, thuhet në deklararë./albeu.com


Shtuar 29.07.2021 13:45