Policia e krimeve ka zbuluar dhe identifikuar automjetin, i cili është përdorur një muaj me parë për atentatin e kryer në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë tre shokët Briland Martinaj, Besmir Hoxha e Diklen Vata.
Nga hetimet e kryera makina rezulton që të ketë hyrë në shtetin Shqiptar nga Kosova, ndërsa targat e automjetit dyshohet se janë të vjedhura.
Ky imazh besohet se është në momentin e largimit nga vendi i ngjarjes.
Policia ka hetuar disa perona në lidhje me ngjarjen, ku disa të tjerë priten ende të merren në pyetje.
Nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara nga policia e kriminale besohet shumë se me këtë mjet kanë lëvizur 4 persona të armatosur për të kryer vrasjen.
Sipas verifikimeve të kryera makina ka hyrë në territorin e Shqipërisë nga Kosova, duke përdorur pikën kufitare të Morinit dhe policia po punon, se kush janë njerëzit që kanë futur këtë makinë në Shqipëri.
Njëherësh është zbuluar, se mjetit i janë vendosur targat “AA 156 OR” që i përkasin një makine tip “Daimler Chraisler” në emër të shtetasit me inicialet, A.L.
Targat rezultojnë të denoncuara si të vjedhura në policinë e Tiranës gati 1 vit më parë.
Kujtojmë se Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt dhe dyshohet se është autor i ekzekutimit të efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela në dhjetor të 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi në 1 nëntor të 2021 në Laç.
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht Brilant Martinaj. Pas breshërisë së plumbave makina ka marrë flakë dhe është shkrumbuar totalisht. Brilant Martinaj dhe BesmirHoxha u shkrumbuan brenda mjetit. Ndërsa Diklen Vata u gjet i vrarë jashtë makinës në tentativë për tu larguar.
Vetëm gjysmë ore pas atentatit, policia gjeti një makinë të djegur në Larushk dhe 3 armë brenda automjetit. Dyshohet se autorët kanë qenë 4 dhe 3 prej tyre kanë dalë nga makina e kanë qëlluar në drejtim të mjetit tip “Volswagen Passat” me të cilin udhëtonin tre të rinjtë./albeu.com