Zbulohet ferma e kanabisit në Britani, prodhonte 2 milionë paund drogë në vit, si u ra në gjurmët e të riut shqiptar

Autoritetet britanike në Leeds kanë zbuluar një fermë kanabisi, brenda të cilës mund të prodhohej sasi droge me vlerë 2 milionë paund në vit.

Mediat britanike raportojnë se operacioni është zhvilluar nëntorin e vitit të kaluar, teksa po kërkohej për një person që nuk kishte lidhje me fermën e kanabisit.

Teksa u futën brenda në banesë, policia gjeti aty shqiptarin Eldo Cullhai, ku u zbuluan edhe 7 dhoma, të cilat ishin kthyer në ambient për kultivimin e lëndëve narkotike.

Brenda në banesë policia gjeti 472 bimë kanabis me një rendiment potencial prej gati 50 kg me vlerë 495,000 paund.

27 vjeçari shqiptar i tha policisë se ishte i detyruar të punonte në shtëpi si kopshtar për të shlyer një borxh për paratë që kishte marrë hua “për një operacion”, tha prokurori Ian Cook në gjykatë.

Por Çullhai, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, kishte një çelës të shtëpisë dhe u përpoq të groposte telefonin e tij celular policia hyri brenda.

Në përfundim shqiptari u dënua me 9 muaj burg.