Një grua e moshës 77 vjeçe u gjet e vdekur këtë të hënë brenda banesës së saj.
E ndjera jetonte e vetmuar, ndërkohë që fëmijët e saj kanë emigruar jashtë shtetit. Autoritetet u njoftuan nga një fqinj dhe me të mbërritur në vendngjarje, e gjetën të moshuarën pa shenja jete.
Të lidhura
None found
Inspektimi fillestar i trupit nuk zbuloi shenja dhune. Hetuesit dyshojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.
Ekipi hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, teksa pritet edhe përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
