Gjykata e Lartë, ka caktuar datën se kur do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të ish-deputetit Ervin Salianji, të cilët kërkojnë pezullimin e dënimit me burg.
Seanca do të mbahet në datën 15 Tetor në orën 13:20. Sokol Binaj, sipas shortit është caktuar relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi.
Avokatët kanë paralajmëruar se do të bëjnë edhe rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi Gjykata e Apelit të zbardhë vendimin e plotë.
Gjykata e Apelit dënoi më 26 shtator me 1 vit burgim Ervin Salianjin, për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Prej 27 shtatorit ai ndodhet në burgun e Fierit.
Partia Demokratike, e ka konsideruar këtë vendim si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj.