Për moderatoren e njohur Nevina Shtylla, viti i ardhshëm, do të jetë një vit i mbushur me ngjarje. Në fakt, ajo nuk donte ta zbulonte sot datën e martesës, por me disa ngacmime të moderatorit ,u zbulua java se kur do të lidhë dashurinë disavjeçare në martesë bukuroshja e ekranit.
Teksa u pyet se kur do të martohet, në fillim ngurroi, por Manushi shprehet se Nevina e ka ceremoninë para Kampinonatit Europian, i cili fillon më 14 qershor 2024, ndërsa moderatorja shtoi “dhe pas ditëlindjes sime”. Pyetjes së Edi Manushit “kur e ke ditëlindjen?”, Nevina iu përgjigj me të qeshur: “Gjeje…”
Megjthatë, Manushi vendosi ta bëjë më të thjeshtë.
Nevina e ka ditëlindjen më 30 maj, ndërsa Evropiani i futbollit nis më 14 qershor (e premte).
Fundjava e vetme mes këtyre dy javëve është ajo e 8 dhe 9 qershorit.
Kjo, me siguri, do të jetë edhe java kur Nevina dhe partneri i saj do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre disavjeçare.