Zbulimi i laboratorëve të kriptomonedhave në Shijak, arretstohen dy administratorët e subjekteve

Para disa ditësh, Policia ka goditur dy laboratorë të prodhimit të kriptomonedhave në Pjesëz dhe Fllakë të Shijakut, Durrës. Sot, janë vënë në pranga dy administratorët e këtyre subjekteve.

Gjatë operacionit “KRIPTOFARM” u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime për ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave që krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “KRIPTOFARM”.

Vihen në pranga dy administratorët e subjekteve të ngritura për krijimin e kriptomonedhave, në Shijak, Durrës.

Specialisët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “KRIPTOFARM”, i zhilluar disa ditë më parë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të dy shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:

E. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave, në fshatin Pjezë, Shijak;

E. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave në fshatin Fllakë, Durrës.

Gjatë operacionit “KRIPTOFARM” u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime për ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave që krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen para drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet./albeu.com

Shtuar 28.01.2022 15:23