Belind Këlliçi fiton një tjetër betejë, GJKKO vendos në favor të tij (FOTO LAJM)

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka fituar një tjetër betejë me drejtësinë, pasi GJKKO e ka shpallur të pafajshëm dhe ka rrëzuar padinë e Zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Alban Çela.

Lajmin e bëri të ditur vetë Këlliçi përmes një postimi në Facebook, ku shtoi se nuk do të heqë kurrë dorë nga mbrojtja e interesit publik.

“Sot GJKKO, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi pafajësinë time duke rrëzuar një tjetër padi ndaj meje, të kërkuar nga Alban Çela, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Pas fushatës për zgjedhjet e 25 prillit u shpreha publikisht se në Qarkun Durrës, si në të gjithë Shqipërinë, u zhvillua një masakër zgjedhore e orkestruar nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij.

Sot, një tjetër mëkëmbës u rrëzua me vendim gjykate.

Ju falenderoj të gjithëve ju që besoni tek unë! Nuk do të heq kurrë dorë nga e verteta dhe mbrojtja e interesit publik”, ka shkruar Këlliçi./albeu.com/

Shtuar 28.01.2022 15:31