“Zbërthehet” Nuredin Dumani, si “i fundosi” dëshmia e tij Suel Çelën dhe Ervis Martinajn

I penduari Nuredin Dumani, një nga autorët e disa vrasjeve në Shqipëri është penduar para drejtësisë shqiptare.

Rrëfimi i Dumanit, ka bërë që sot të shpallen në kërkim nga policia, kokat e krimit në vend.

Bëhet me dije se janë nxjerrë urdhër arreste për Talo Çelën dhe Suel Çelën, të akuzuar për disa vrasje në qytetin e Elbasanit.

Po ashtu në kërkim janë shpallur edhe Ervis Martinaj, dhe Kamer Mehja.

Sipas burimeve, në Elbasan raportohet se rezultojnë me urdhër ndalimi edhe oficerë policie, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale./albeu.com/