Ish-shefit i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku ka renditur për “Euronews Albania” arsyet pse NATO është e interesuar për baza ushtarake në Shqipëri.
Komentet ai i bëri teksa komentoi mundësinë e baze ushtarake të NATO-s në Porto Romano të Durrësit, ai tha se vendet me të cilat kufizohet Shqipëria kanë influencë ruse. Sipas tij, në Greqi dhe Bullgari ka asete dhe prezencë ruse dhe kjo është një arsyet që NATO kërkon baza në vendin tonë.
“Po të shikojmë në kufirin jugor ne kemi Greqinë, Baza e Pierut zotërohet 100% nga kinezët. Baza e Selanikut 70% nga asetet ruse, Portet e Varnës në Bullgari apo të Kostancës, që ka prezentë ruse, Durrësi plotëson jo vetëm sigurinë dhe aksesin tokësor më të shkurtër për të përforcuar me forca dhe mjete trupat në kufirin lindor të aleancës. Me vendimin e ri do të kemi shtim të vendeve”, u shpreh Kollçaku.