Teksa tensionet brenda Partisë Demokratike janë në kulmin e tyre, analisti Artur Zheji shprehet se ka një dakordësi mes Bashës e Berishës për të mos u krijuar grupime apo fraksione.
Komentet Zheji i bëri në Neës 24, teksa shtoi se tashmë ata kanë nisur bisedimet, duke shtuar se Basha ka bërë hapa pas.
“Për fjalët e korridoreve, mendoj se ka një dakordësi mes Bashës dhe Berishës për të mos lejuar copëtimin e mëtejshëm të PD. Për të mos krijuar grupe apo fraksione. të grupi i Rithemelimit është vetë ustai dhe nuk del njeri nga gardhi. Por te PD ka një tendencë fraksionimi. Për të mos ndodhur kjo ka filluar në dijeninë time, sipas fjalëve të pakonfirmuara, por besoj që kanë një lloj peshe, bisedime për të ndalura këtë proces dhe për të shkuar drejt bashkimit të PD me Bashën një hap pas dhe me Berishën një hap para. Basha do të marrë pjesë në garën për kryetar të PD. Duke pasur parasysh statutin e ri të grupit të rithemelimit, do kemi gjëra të çuditshme të reja dhe interesante”, tha Zheji.
“Ai është rikthyer te prona e vet politike, te PD. A e mban vetë, a ia lejon dikujt tjetër, ajo mbetet pronë politike e tij. Ne po merremi shumë me PD dhe kemi harruar të merremi me qeverinë. Koncepti i opozitës është shumë më i gjerë, kompleks. Nuk është thjesht modifikim mekanik. Mendoj që duhet të kryhet kjo fillimisht. Epiqendra e opozitës është te PD. Nga rrugëdalja që do të ketë PD duhet të ketë një vizion tjetër se si e ndërton opozitën. Opozita është te njerëzit. Është te substanca gri. Kam aq vite atje e madje tani po takoj më shumë njerëz që kanë qenë dikur dhe s’janë më dhe nuk e shohin fare veten te partitë politike. Suksesi i një opozitë që do të ndërtohet, do të jetë jo te ata që janë atë. Nuk e kam besën te ata. E kam besën te ata njerëz që kanë karakter, të mbështesin politikisht, pa kërkuar asgjë asnjëherë. Këta janë më shumë jashtë se sa brenda”, u shpreh Bamir Topi.
“Nuk kam bërë pjesë asnjëherë te PD, e shoh si jashtë. Ne jemi të detyruar të dëgjojmë të gjithë gjërat. Mendoj që do të kemi një restaurim të pushtetit të Berishës në PD. Do të kemi një ribashkim nën vullnetin e tij. Nuk e di nëse do të jetë sinergji e duhur për të rilindur opozitës. Berisha tha se koalicioni i ardhshëm do të jetë me LSI. Berisha i ka kapërcyer etapat në mendjen e vet, thjesht po pret procedurat. Berisha e ka gurin në dorë, do e thyejë arrën kur të jetë gati për ta ngrënë. Thënë kjo në fund të fundit, duke qenë një gazetar dhe opinionist që mendoj se ky vend ka nevojë për peshore. Kemi një pushtet që ka bërë qejf, ka bërë ndryshime kushtetuese, ligje, PPP. I ka bërë lekët e pushtetit rrush e kumbulla. Është ndjerë i fortë sepse opozita ka qenë i dobët. Duke qenë se numrat janë procedurë, me procedurë del. Kjo është për t’u parë. Kam qenë në një studio televizive, kur doktori ndërhyri për herë të parë në një studio televizive dhe foli i ngarkuar. Do të ketë një dialog, sepse me dialog zgjidhet gjithçka. Po afrohemi drejt një dialogu serioz mes të dyja palëve, për t’i dhënë forcë përpara. Që do të ketë gjakderdhje politike do të ketë”, shtoi Zheji.