Një pjesë e mirë e qarkut të Korçës është përfshirë nga reshjet e borës, ku Dardha e Voskopoja janë zbardhur plotësisht.
Në Dardhë trashësia maksimale e dëborës shkon në 10 cm, ndërsa në Voskopojë ka rënë 5 cm dëborë.
Më pak reshje bore ka pasur në Qafën e Qarrit dhe në segmentin Zëmblak -Goricë.
Sipas informacioneve nuk ka probleme në rrugë dhe borëpastrueset ndodhen në terren.