Abcnews.al ka siguruar dosjen e arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila dhe të disa personave të tjerë në Itali në kuadër të një operacioni anti-drogë. Në dosje janë shpjeguar rolet që ka pasur secili prej tyre.
Organizator i këtij grupi ishte shqiptari Arindi Boci, i cili njihej pseudonimin Rindi, që së bashku me shqiptarin Glend Burhanaj organizonte transportin e tregtimin e sasive të drogës. “Rindi”, sipas hetuesve italianë bashkëpunonte me personazhe të krimit të organizuar roman të botës së narkotrafikut e në lidhje me familjen e mafiozit Michele Senese.
Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Romës, Elsa Lila akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal me aktivitet në trafikun e drogës, magazinimin e tregtimin e drogës.
“Elsa Lila në cilësinë e pjesëmarrëses në këtë grup kriminal, ndiqte direktiva e grupit e përdorej si rojtare e këshilluese e të ardhurave të aktivitetit ilegal, si dhe të librit të kontabilitetit të grupit. Ajo ofronte strehim Arindi Boci, kreut të këtij grupi trafikantësh, në fazën përfundimtare të hetimeve për t’i shpëtuar kontrollit policor.
Prokurorët italianë shkruajnë se “Elsa Lila, ishte pjesëmarrëse e aktivitetit kriminal të këtij grupi që trafikonte lëndë narkotike, dhe pse me rol minimal, faktikisht nuk merrte pjesë në operacionet e transportit, trafikimit e tregtimit , magazinimit të drogës”, por shfaqej si ruajtëse e arkës e kontabilitetit të grupit kriminal e besuar nga kreu i saj, Arindi Boci.
Hetuesit italianë nënvizojnë se “Elsa Lila shfaqej me djallëzi dinake kur këshillon Arindi Boci të korruptoj forcat e rendit për të evituar kontrollet ndaj grupit e aktivitetit të tij kriminal e dëshmojnë përkatësinë e saj më këtë ambient kriminal, objekt dhe i kësaj dosje hetimore.
Petrit Bardhi i njohur me pseudonimin Titi, ishte element kryesor. Ky i fundit i siguronte grupit të drejtuar nga Arindi Boci, sasinë e drogës për ta trafikuar, falë lidhjeve me element të spikatur të kriminalitetit roman. Arindi Boci, ishte Cesku dhe merrej me magazinimin e tregtimin e lëndës narkotike.
Ndalemi te Elsa Lila. Në përgjime del që asaj i janë besuar ruajtja e arkës së të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i trafikut të lëndëve narkotike e një regjistër kontabilitetit me hyrje daljet e të ardhurave. Gjatë një bisede të përgjuar në banesën e Arindi Boci, “Rindi” informon babanë e nipin e Glendi Burhanaj se kishte tërhequr 25 mijë euro për shpenzimet legale. Lila si njeri i besueshëm i tij i ofronte banesën e saj për t’iu fshehur kontrolleve policor, gjatë periudhës së verës, kur ajo do të nisej për pushime.
Pjesë nga dosja:
Aktiviteti i zhvilluar nga janari 2019 deri në shtator 2019 bëri të mundur verifikimin e përdorimit të telefonave të koduar për komunikimin e tyre dhe identifikimin e ndarjes së roleve të përfshira nga të dyshuarit brenda grupit kriminal: BOCI Arindi (i quajtur “Rindi”), si organizator i shoqatës; së bashku me BURHANAJ Glend (i quajtur “Qorri”), ka ngritur, organizuar dhe menaxhuar një trafik droge në zonën Acilia dhe Primavalle, duke koordinuar vendosjen, fshehjen, përpunimin dhe tregtimin e kokainës, hashashit dhe marihuanës atje;
NDREKA Francesk (i quajtur “Cesk”), si anëtare e shoqatës; “Vino e besueshme” dhe “krahu operativ” i BOCI Arindi, e ka ndihmuar këtë të fundit në fazat që kanë të bëjnë me posedimin, përpunimin, asgjësimin dhe shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës;
BARDHI Petrit (i quajtur “Titi”), si pjesëmarrës në shoqatë, i dha grupit të kryesuar nga BOCI Arindi kontaktet e blerësve të drogës, duke pohuar kalibrin dhe njohuritë e tij me subjekte të shquara të botës kriminale si dhe duke e ndihmuar atë me rastin e dërgimit të lëndës narkotike;
LILA Elsa, si anëtare e shoqatës; duke ndjekur direktivat e “grupit” u përdor si “kujdestare” e të ardhurave të veprimtarisë kriminale të paligjshme si dhe të ashtuquajturat libri i kontabilitetit?
NARDINI Alessio, si pjesëmarrës në shoqatë, doli fillimisht si kontakt i Petrit Bardhit ka siguruar disponueshmërinë e banesës dhe kutisë së saj në Via Odoardo Giove n.35, e përdorur nga BOCI dhe BURHANAJ për mbajtjen e drogës, nga e cila siguronte edhe drogë./abcnews.al