Zbardhet dëshmia e kushëririt të Bashaliut në gjyq: Albi ra në tokë, unë vetëm shikoja, nuk bëra asgjë

Sami Bashalliu, kushëriri i Albi Bashalliut, ka dhënë dëshminë në lidhje me vrasjen e këtij të fundit, në ambientet e një lokali më 27 dhjetor 2021, në Gjocaj të Peqinit.

Ai tregoi se në momentet e para autori i vrasjes zbriti nga një automjet tip “Audi”, pati një bisedë me viktimën dhe më pas hapi zjarr.

Të lidhura

None found

Sipas dëshmisë së tij, pas krimit autorët dogjën automjetin e Bashaliut dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

“Pranë lokalit tim ka ndodhur një vrasje, rreth 3-4 vite më parë, pak para Vitit të Ri. Unë kam një biznes të vogël përpara shtëpisë, në fshatin Gjocaj të Peqinit. Atë mëngjes binte shi. Pashë një automjet tip “Audi”, ngjyrë e bardhë, me targa shqiptare dhe xhama të errët, të ndaluar pranë lokalit. Gruaja më tha se makina dukej e dyshimtë. U afrova, por nuk pashë njeri brenda.

Pas pak, njëri prej personave që ndodhej në makinë zbriti, iu afrua Albi Bashaliut dhe shkëmbeu disa fjalë me të. Menjëherë më pas u dëgjuan të shtënat me armë. Nuk e kisha parë ndonjëherë atë person; mbante maskë. Ai e qëlloi Albin 2 ose 3 herë. Djemtë që ishin ulur në lokal u trembën, u ngritën dhe u larguan. Në automjet ndodheshin dy persona, por vetëm njëri prej tyre qëlloi.

Albi ra në tokë. Më pas autorët u kthyen në automjetin e tyre dhe i vunë flakën makinës së viktimës. Unë u futa brenda lokalit. Vetëm shikoja, nuk bëra asgjë. Albi nuk kishte ardhur te lokali ynë kohët e fundit, që pas vrasjes së vëllait të tij. Nuk dija asgjë për të kaluarën e tij. Vëllai i Albit, Leonardi, ishte vrarë disa vite më parë. Albi rrinte kryesisht në Itali. Sa i përket autorit të ngjarjes, kam dëgjuar të përflitej emri i Albert Xhahysës. Kështu flitej në zonë, por unë personalisht nuk di asgjë”, tha Sami Bashaliu.


Shtuar 28.07.2026 12:50

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetmeritbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom