Zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë: Si na njohu “Pingio” me shoqëruesit e Tahirit për trafikimin e 1 mijë kg hashash

Njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, Fiqiret Seferi, ka treguar përpara prokurorëve shqiptarë, se njeriu që ka bërë lidhjen njohëse mes anëtarëve të grupit të Ilirian Duçkollarit dhe dy shoqëruesve të ish-ministrit Tahiri, ka qenë një person me nofkën “Pingio”.

Ky person është identifikuar më pas si Landi ose Eltjon Bregasi, dhe se është me orgjinë nga Skrapari, por banon në fshatin Marikaj afër Tiranës.

Bregasi, rezulton në kërkim në Shqipëri, ndërsa në Itali gjatë periudhës 2014-2016, duket se ka qenë një nga personat kryesorë të pritjes dhe menaxhimit të pakove me hashash.

Seferi, ka treguar se Pingio, ishte një njeri me peshë në Itali dhe se i ka prezantuar dy bodigardët e Tahirit, Hekuran Markun dhe Agustin Deda.

“Ne kemi marrë gomonen nga barezët e sipërpërmendur, me ngjyrë të bardhë e me motor 225 kuaj fuqi, me flamur amerikan. Materialisht, gomonen unë dhe Ferhat Ajdini, e kemi marrë në San Giorgio, afër një antene e një kanali që ndodhet në atë vend. Gomonia arriti me det, sipër ishte Mimo e Giuseppe dhe një peshkatar. Aty ishte dhe Shpëtim Shjeshi, që na dha karburantin dhe dy xhupa. Me duket se ishte data 10 ose 12 dhjetor 2016.

Kemi shkuar në Shqipëri me gomone, kemi arritur në lumin Shkumbin, ku kemi lënë gomonen. Kishim GPS dore, që na e kishte dhënë Mimmo, i Mola di Bari-t në nisje, ku kishte regjistruar edhe koordinatat e kthimit. Ajdini, kishte numrin e Shpëtim Sheshit i cili kishte numrat e barezëve dhe jo unë, ishte ai që i pyeste për detajet, çdo ditë. E lamë gomonen të fshehur atje sipër në ferra, i telefonuam Pingios, që erdhi e na takoi ke lokali i Ajdinit.

I thamë që sapo të ishte gati, do të niseshim me drogën. Pagesën do na e bënte në kthim nga Italia. Pas takimit me Pingion e Hekuranin në magazinën e plantacionit, kanë sjellur mallin nga Memaliaj, në lumin Shkumbin. Kur jemi kthyer në Gosë, kam parë policinë e i kemi thënë Pingis, se ishte Policia.Pingio, ka marrë në telefon Agustinin dhe Hekuranin-in, duke i thënë që kishim parë policinë lokale, ndërkohe që ishim me dy sasi lëndë të tipit marijuanë. Kemi shkuar në një vend tjetër të njohur nga Ajdini.

Kemi shkarkuar mallin në varreza e Pingio, që ishte me ne gjatë transportit, më tha që do prisnim Agustinin e Hekuranin, deri kur të mbaronin shërbimin, se ishin bashkë me Ministrin e do e shoqëronin ke shtëpia. Kur e pamë policinë, nuk ndaluam.Ndërkohë, që prisnim të vinte Agustini e Hekurani, ata kanë marrë Pingion dhe i kanë thënë të rrinte i qetë, sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportimin”.

Dëshmimtari shton se Agustini e Hekurani kanë marrë Pingion dhe i kanë thënë të rrinte i qetë, sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportimin.

“Rreth gjysmës së natës, Agustini dhe Hekurani, kanë ardhur ke ne, kemi ngarkuar drogën e kemi shkuar në Vilbashtovë, afër lumit Shkumbin. Gjatë rrugës na ka shoqëruar Hekurani dhe Agustini. Kemi ngarkuar gomonen dhe jemi nisur nga grykëderdhja e Shkumbinit dhe me sa mbaj mend ka qënë data 20 dhjetor. Në ngarkim ishim pesë vetë, unë, Ajdini, tre persona të tjerë që udhetonin me Mercedesin e Vito e një makinë e përdorur për vdekjet. Dy badigardët nuk ishin të pranishem në ngarkim dhe në nisje”.

Më 17 dhjetor, Shpëtim Sheshi, kishte marrë Ajdinin, duke e pyetur çfarë kishte bërë për drogën, sepse Silvio e Mimmo e Giuseppe nga Bari, donin të kishin ndonjë lajm. Droga ishte për tre barezët që kishin përgatitur mjetet e transportit, vendin, ku do ta mbanin në një kapanon.

“Ngarkesa ishte 1.000 kile e barezët do na e pagonin neve, marrveshjet i kishte pasur Ajdini, ndërsa Kostoja ishte ndoshta 650 € për kg. Gjatë marrëveshjeve unë nuk isha afër tyre, foli vetëm Ajdini, se unë isha larg. Pingio, Agustini dhe Hekurani, na tha që unë dhe Ajdini, do të fitonim 100.000 euro për kokë, për tranportin e kësaj droge. Por ne u arrestuam”-ka treguar bashkëpuntori i drejtësisë.


Shtuar 5.07.2021 16:31