“Zbardhet” biseda telefonike mes Biden dhe Xi Jinping

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë zhvilluar ditën e enjte një bisedë telefonike.

Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i ‘Shtëpisë së Bardhë’, i cili ka zbuluar detaje nga telefonata mes dy presidentëve.

Xi i ka kërkuar presidentit amerikan që të punojnë së bashku për arritjen e paqes në botë, pasi sipas tij, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësi dhe lufta nuk I shërben askujt.

“Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt” dhe “Kina dhe SHBA kanë përgjegjësi të punojnë për paqen”, i tha Xi-Bidenit, sipas medias shtetërore kineze CCTV.

Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit ka pasur tension mes marrëdhënieve SHBA-Kinë, pas momentit që presidenti rus, Vladimir Putin, i bëri thirrje Kinës për ndihmë, çka solli reagimin e menjëhershëm të amerikanëve, të cilët ‘kërcënuan’ me sanksione këdo që do i vinte në ndihmë agresionit rus në Ukrainë./albeu.com/