Ndërsa mbledhja e kryesisë së PD-së vijon, janë zbardhur dhe diskutimet e para
Enkelejd Alibeaj ka propozuar që në strukturat qendrore të mos ketë individë të shpallur “non grata”.
Pas propozimit të Alibeajt ka ndërhyrë Dhurata Çupi, e cila ka sqaruar më saktë se kjo është për Sali Berishën, dhe ka pyetur: A jemi ne në gjendje ta përballojmë dot këtë ndaj demokrateve?
Kreshnik Çollaku: Jam dakord me këtë propozim.
Agron Gjekmarakaj: Jam dakord me propozimin
Ervin Salianji: Ta kthejmë në rezolutë.
Orjela Nebiaj: Dakord./albeu.com