Sot në orën 16:00 nis sesioni i ri parlamnetar, ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka mbledhur tashmë grupin e PS.
Mësohet se në mbledhje ka qenë i pranishëm dhe deputeti i qarkut Shkodër Agron Çela, i cili la partinë e Ilir Metës dhe iu bashkua PS-së.
Burime me dije se Rama ka qenë kritikë me ministrat e deputetët, të cilët i kritikoi për mungesa në komisione duke pamundësuar herë pas here mbledhjet.
Rama ka vlerësuar sipas raportit, përformancën e Elisa Spiropalit, kreu i qeverisë ka patur rezerva për ministren Xhacka.
Gjithashtu kritika ka patur edhe për efektivë të policisë, të cilët sipas Ramës marrin para për të ndërtime pa leje.