SONDAZHI/ Si u ndanë votat mes socialistëve në Tiranë, Spiropali zhgënjen “Skënderbeun” e Rilindjes

Zgjedhjet e 25 prillit janë në prag dhe gara në Tiranë pritet të jetë e fortë mes dy partive kryesore, PS dhe PD.

Një nga figurat që ka ngjallur që në fillim një lloj kërshërie në audiencë është ministrja e “preferuar” e Ramës, Elisa Spiropali.

Kjo pasi Spiropali është një figurë në ngjitje në PS dhe pranë liderit Rama, ndërsa kritikohet shpesh për retorikën politike që përdor.

KLIKO PËR TË MARRË PJESË NË SONDAZH!

Madje shpeshheherë e ftuar në studio televizive, Spiropali shkakton debate me superlativën për kryeministrin Rama të cilin e ka krahasuar me Skënderbeun.

Por në sondazhin e zhvilluar në Albeu.com, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve,  rezultatet kanë treguar se Elisa Spiropali e cila u la e 9 në listën e kryeqytetit nuk gëzon simpati mes votuesve.

Ajo renditet e 12-a në listën e PS me 2.65 % të votave duke zhgënjyer Ramën.

Shfletoni më poshtë për të shikuar të plotë galerinë me foto mbi rezultatin e sondazhit në kohë reale nga Albeu.com. /albeu.com/


Shtuar 6.04.2021 10:06