Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:45, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrësit, ku sipas inofrmacioneve policore, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti., 23-vjeç, dhe Flori Paluçi, 33-vjeç, të dy banues në Manëz. pranë një karburanti.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, janë zbuluar detaje të reja.
Të lidhura
Sipas burimeve njëri prej viktimave me një tjetër person, kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëjë kafe.
Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.
Konflikti ka nisur pasi një person që ishte në lokal, ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit.
Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.



