Zbardhen detaje nga vrasja e dyfishtë në Fier/ Viktimat dy vëllezër (EMRAT)

Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri u regjistruan Roskovec të Fierit, ku mbetën të vrarë dy vëllezër.

Sipas informacioneve, mësohet se janë qëlluar për vdekje dy vëllezër.

Vëllezërit që kanë ndërruar jetë, janë Gramos dhe Lavdosh Kurtaj.

Autori është shtetasi Altin Kuka.

Uniformat blu kanë arrestuar autorin.

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49-vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Shtuar 10.09.2024 15:00