Zaev: Shqiptarët s’do t’i humbin të drejtat, edhe nëse dalin nën 20%

Dhe në fakt ju u keni bëni thirrje votuesve nën moton “Një shoqëri për të gjithë”.

Por, ju e dini se nëse censusi konfirmon për shembull se shqiptarët etnikë janë më pak se 20% e popullsisë, ata mund të humbin disa të drejta dhe privilegje dhe tensionet mund të ndizen përsëri, për shembull, çështja e dokumenteve në gjuhën shqipe?

Zoran Zaev: Kjo nuk është e vërtetë, sepse të drejtat e qytetarëve tanë, nga grupet etnike shqiptare, garantohen me Kushtetutë. Ashtu si këto të drejta u garantohen me Kushtetutë maqedonasve ose grupeve të tjera etnike, më të vogla. Pra nuk varet nga shifrat, sepse kjo është e garantuar me Kushtetutë.

Dhe duke pasur parasysh këtë,Marrëveshja e Ohrit ishte për zgjidhjen e problemit mes grupeve të ndryshme etnike dhe fetare në vendin tonë. Tani ne festojmë 20-vjetorin e kësaj marrëveshjeje.

Të gjitha partitë politike po luftojnë për të drejtat e qytetarëve. Nuk ka të drejta vetëm për maqedonasit, shqiptarët, popullatën rome, turqit, serbët, boshnjakët ose të tjerët. Dhe sigurisht gjuha shqipe, si një gjuhë e dytë zyrtare, është plotësisht në përdorim në vendin tonë. /DW/


Shtuar 26.07.2021 20:15