Operacioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës, arrestohen dy sekretarë dhe një drejtues

Tre personat arrestuar nga operacioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës mësohet të jenë dy sekretarë dhe një drejtues.

Në total SPAK ka lëshuar 5 urdhër arreste me akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe tjetërsimit të pronave.

Aksioni po zhvillohet nga drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit dhe po vijon ende në zyrat e Kadastrës së Tiranës.


Shtuar 26.07.2021 20:08