U arrit marrëveshje për ligjin për shtetësi mes kryeministrit Zoran Zaev, kryetarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi. Zaev nuk dha asnjë detaj rreth marrëveshjes, vetëm tha se marrëveshja do të nxirret në letër dhe më pas do të ndajnë informacione me opinionin.
U morëm vesh që të mos japim detaje pa mos definuar në letër çështjet. Ligji do të punohet në letër, që të mos lëmë dilema, në opinion nuk do të japim detaje. Besojmë se ka marrëveshje. Për shkak se këtë do ta konfirmojmë kur do ta kemi në letër. Propozuesit do ta përpunojnë dhe do ta na e japin neve në shqyrtim”.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela menjëherë pas takimit deklaroi se janë në rrugë të mbarë dhe se javës tjetër do ta kenë të gatshëm tekstin final për çështjet që janë dakorduar në takimin me kryeministrit.
Në parim, gjithmonë për efekt që e dini si, edhe me kundërshtarët politik kur ulesh për negociata nuk është serioze përpara se të arrihet një marrëveshje të nxjerrësh detaje nga marrëveshja. Ne duam të jemi korrekt në këtë drejtim. Por, në parim unë mendoj që çdo njëri i cili është i lindur në Maqedoni, shtet amë ka Maqedoninë”.
Ky është takimi i dytë mes Zoran Zaevit, Selës dhe Gashit ndërsa kryeministri kishte zhvilluar edhe një takim me koordinatorin e grupit parlamentarë të koalicionit. /Shenja/