Zaev pas fitores: Do ta thellojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

LSDM e ka ngritur demokracinë në nivelin më të lartë. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev pas mbarimit të votimeve të drejtpërdrejta ku ai u zgjodh kryetari i ri i LSDM-së.

“Ja në mars ndodhën votimet e drejtpërdrejta. Në prill do të shënojmë 30 vjetorin e LSDM-së, ndërsa në maj na pret kongresi i ri i LSDM-së”, tha Zaev, raporton SHENJA.

Ai tha se publikisht betohet se do të pasojë politikë e re për LSDM-në dhe shtetin.

“Do të hapim dyert për të gjitha ata që janë afër ideve të LSDM-së. Do ta thellojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. LSDM do të vazhdojë të ndryshoj që për më mirë t’i shërbejë qytetarëve”, u shpreh Zaev.


Shtuar 21.03.2021 22:30