Yuri Kim takon Lindita Nikollën: Është mirë të shohësh Parlamentin sërish me forcë të plotë

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim është takuar sot me kryetaren e re të Kuvendit, Lindita Nikolla.

Pas takimit, përmes një postimi në Tëitter, Kim shkruan se e ka uruar për zgjedhjen e saj si kryetare e Parlamentit.

“Kënaqësi për të uruar Lindita Nikollën në zgjedhjen si kryetare Kuvendi. Është mirë të shoh Parlamentin përsëri me forcë të plotë, me opozitën të pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve”, shkruan ambasadorja./albeu.com


Shtuar 17.09.2021 15:04