Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri është takuar me kongresmenen amerikabe Elissa Slotkin, e cila është një nga negociatoret e para për nxjerrjen e afganëve nga rreziku.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Yuri Kim përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se, Shqipëria është një nga vendet e para që i ofroi mbrotje popullit afgan dhe të dyja shprehen falenderuese.
“Një kënaqësi për t’u takuar me Elissa Slotkin, për të diskutuar bashkëpunimin tonë të fundit për të nxjerrë afganët në rrezik nga rreziku.
Ne pajtohemi me gjithë zemër se Shqipëria ka një meritë të veçantë për të qenë ndër të parat që ofroi mbrojtje dhe mikpritje për ata në nevojë. Faleminderit”, shkruan Kim.
Deri më tani në vendin tonë janë strehuar rreth 600 afganë./albeu.com
A pleasure to meet @RepSlotkin to discuss our recent cooperation to get at-risk Afghans out of harm’s way. We agree wholeheartedly that Albania deserves special credit for being among the first to offer protection & hospitality to those in need. Thank you! pic.twitter.com/JymD8oeW1l
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 22, 2021