Yuri Kim takohet me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, është takuar këtë të mërkurë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Fokus i takimit ka qenë diskutimi për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ambasadorja Kim ka theksuar rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.

“Ambasadorja Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.

Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë./albeu.com/


Shtuar 3.05.2023 15:05

Tags: