Yuri Kim rikthehet në Gjirokastër, bën foto me çiftin e sapomartuar (FOTO LAJM)

Ambadadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, është e apasionuar pas Shqipërisë.

Çdo herë që i jepet mundësia ajo eksploron vende të ndryshme të Shqipërisë, nga jugu në veri.

Këtë fundjavë Kim është rikthyer në një nga qytetet e saj të preferuara, në Gjirokastër.

Kim, gjatë vizitës në pazarin e Gjirokastrës ka hasur në një çift të sapo martuar që po realizonin klipin e martesës, dhe nuk ka ngurruar të bëjë një foto me ta.

Nga fotoja, Kim duket shumë e buzëqeshur ndërsa shfaqet me çiftin dhe kryetarin e Bashkisë Flamur Golemi.

Ambasadorja ka ndarë dhe disa foto në Instagram, ku shkruan vetëm “Gjirokastër” shoqëruar me një zemër të kuqe./albeu.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)


Shtuar 26.09.2021 19:16