Yuri Kim: PD është në proces tranzicioni, shpresojmë të dalë më e fortë dhe më e bashkuar

Pas takimit me kryetarin e PD-së Lulizm Bashën, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka dalë në një prononcim për mediat., ku tha se takimi erdhi menjëherë pas mbërritjes së saj nga Uashingtoni.

Kim deklaroi se PD është në një proces tranzicioni dhe se shpreson që të dalë më e fortë dhe e bashkuar.

“I thashë Bashës që Uashington mbetet i angazhuar për të bashkëpunuar me PD. Demokracia definohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. E dimë që është një pozitë e vështirë për PD, është proces tranzicioni por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar. Dhe të rikthehet në pushtetet. Jemi shumë seriozë ndaj korrupsionit, kudër pandëshkueshmërisë. Do ta luftojmë këtë problem, pavarësishmë ragun dhe parties”, tha Kim./albeu.com

 

 


Shtuar 24.09.2021 16:56