Ambasadorja Kim: Ndava me Bashën atë që mësova në Uashington

Pas takimit me kryetarin e PD-së Lulizm Bashën, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka dalë në një prononcim për mediat.

Kim tha se ndau me Bashën atë çfarë kishte mësuar gjatë vizitës në Uashington.

“Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD”, tha ambasadorja Kim.

 


Shtuar 24.09.2021 16:48