Yuri Kim: Deri të hënën, më shumë se 800 trupa amerikanë vijnë në Shqipëri

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka përditësuar zhvillimet lidhur me stërvitjen “Defender 21”.

Me anë të një postimi të bërë në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se deri të hënën në vendin tonë do mbërrijnë në total 800 trupa të tjerë amerikanë.

“Azhurnim për Defender21: Deri të hënën, do të ketë më shumë se 800 trupa amerikanë në Shqipëri, duke ndërtuar mijëra të tjerë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor,”-shkruan ambasadorja Kim.


Shtuar 25.04.2021 14:03