Sulmuesi kolumbian i Atalantës, Duvan Zapata, ka menduar ti bëjë një shaka të bukur bashkëshortes së tij.
Zapata kishte menduar të luante rolin e pastruesit të xhamave, ku pjesë e shakasë ishte dhe shoferi i tij që kishte për detyrë të transportonte gruan e sulmuesit kolumbian. Teksa makina ndalon në semafor, afrohet Zapata i veshur si pastrues dhe fillon të fshijë xhamin, por shakaja kuptohet dhe nisin të qeshurat.
Të lidhura
None found
View this post on Instagram
“Mund ti kishte larë më mirë”, shkruan miku i tij në videon e postuar në “Instagram”. Videoja është pritur me pozitivitet nga mediat ku kishte shumë komente pozitive. Kolumbiani është një ndër sulmuesit më të fortë në Seria A, ku me golat e tij ka ndihmuar Atalantën të ketë pozita të mira në Seria A.
