Xibraka/ Reagon Gazment Bardhi: Prokurori nuk ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Ols Ramën

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me çështjen e Xibrakës.

Bardhi shkruan se prokurori realisht as ka hetuar dhe as ka dalë në vërtetë për Olsi Ramën

“Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetatëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!”, shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

I njëjti prokuror që jo vetëm mashtroi publikisht, jo vetëm fshehu 4 persona të përfshirë në ngjarje që mbeten sot e kësaj dite të pa zbuluar, por sipas Gjykatës së Apelit, bëri të bardhën të zezë në ngjarjen e Elbasanit, u përpoq më kot të bëjë të zezën të bardhë në çështjen Xibraka!

Sipas prokurorit ai ka përfunduar hetimet për Ols Ramën dhe s’ka çfarë veprimesh hetimore të bëjë më shumë, pra ka “pushuar hetimin” për të sa kohë ka dalë me “konkluzion”.
E vërteta është që as ka hetur gjë dhe as ka përfunduar asgjë.

Pyetja është: A ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Ols Ramën sa kohë ka dalë në konkluzion lidhur me të?! Nëse gjykata nuk është shprehur, çfarë hetimi ka përfunduar dhe si mund të arrihet në konkluzion?!

Çertifikimin nësë janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi, e merr vetëm gjykata, jo prokuroria!

Pse nuk e dërgoi çështjen në gjykatë për çertifikimin prokurori Shehu, çfarë po fsheh?
Si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë, çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar, çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë?

Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetatëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!


Shtuar 13.01.2025 13:57