Xhixho: Lirimi i Berishës, fitore e demokracisë! Meta u rrëmbye pa akuzë. Liderët opozitarë konsiderohen “rrezik”

Zv presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, e ftuar në rubrikën në News 24 tha se lirimi nga GJKKO i Sali Berishës është një fitore e demokracisë.

Xhixho tha se edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u rrëmbye në mes të dytës pa pasur akuzë ndaj tij. Sipas Xhixhos, Meta dhe Berisha kanë pasur masa sigurie, për shkak se shikohen si rrezik elektoral.

“Lirimi i Berishës është një fitore e demokracisë. Masa ndaj Berishës ishte antikushtetuese. Lirimi i Sali Berishës është pranuar edhe nga Gjykata Europiane e Drejtësisë. Në SHBA, Trump ka pasur 94 akuza penale dhe kjo nuk e ka penguar atë që të zgjidhet president. Gjyqësori në SHBA ka thënë se nuk jep vendime, për sa kohë mund të ketë vendime elektorale.

Në Shqipëri, afër zgjedhjeve, Meta rrëmbehet në mënyrë antikushtetuese. Meta nuk ka rrezik sepse gjithmonë është përgjigjur para drejtësisë, por rreziku i tij dhe Berishës është elektoral.

Meta u rrëmbye në mes të ditës pa asnjë akuzë. Te rasti i z Meta, ka pasur shumë shkelje dhe procesi do ndiqet edhe në Strasburg. Shqipëria është në situatë dramatike dhe duhet ndërgjegjësim i gjithë shoqërisë”, tha Erisa Xhixho.


Shtuar 1.12.2024 21:46