Xhaka arrin në Gjermani për ta kompletuar transferimin në Leverkusen

Granit Xhaka ka arritur në Gjermani, ku pritet të kompletojë shumë shpejt transferimin në Bayer Leverkusen.

Ylli kosovar është parë duke shkuar për t’i kryer vizitat mjekësore, njofton mediumi gjerman “SportBild”.

Marrëveshja mes dy klubeve ishte arritur qysh në muajin maj, ndërsa palët pritën derisa “Topçinjtë” t’i siguronin shërbimet e Rice.

Arsenali do t’i fitojë 25 milionë euro nga shitja e kartonit të përfaqësuesit zviceran, i cili pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2028 me klubin nga Bundesliga.


Shtuar 6.07.2023 15:13